75 Mall Live Search
11:36 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / Gj. Sh

E fundit, Mba drejt largimit nga Trepça ’89, ka oferta nga Kroacia dhe Norvegjia

Futbollisti Christian Mba, po shkëlqen këtë edicion me Trepçën ’89.

Sulmuesi nigerian raportohet se do të largohet nga klubi gjatë muajit janar, transmeton IndeksOnline.

Siç raporton Kanal10, Mba ka pranuar oferta nga Kroacia dhe Norvegjia, madje njëra nga këto klube i ka ofruar Trepçës 89, shumëm prej 300 mijë.

Sipas tyre kjo ofertë po shqyrtohet nga drejtuesit e klubit nga mitrovica dhe kjo marrëveshje mund të kryhet qysh në afatin kalimtar të janarit.

Deri më tani Mba ka shënuar 10 gola me Trepçën ’89./IndeksOnline/