E FUNDIT: Nuk ka polic të plagosur në Veri

Në Veri të vendit situata është tensionuar pasi serbët që jetojnë atje kanë vendosur barrikada për të ndaluar hyrjen në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Më herët u raportua se nga ky aksion i serbëve madje ka edhe të plagosur.
Megjithatë, burime të Indeksonline brenda policisë bëjnë me dije se asnjë polic nuk është plagosur.
Ndërkohë, drejt Veriut janë nisur edhe trupat speciale të policisë dhe situata po monitorohet nga afër./Indeksonline/