E fundit: Rashica bëhet me skuadër të re

Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen gjatë afatit kalimtar të verës.
Ylli nga Kosova u kërkua nga shumë skuadra të njohura evropiane, përfshirë Milanin, Napolin, Liverpoolin apo Borussia Dortmundin.
Mirëpo sipas gazetarit të transfermarket, Nicolo Schira është skuadra e Leipzig ajo e cila ka fituar shërbimet e lojtarit kosovar.
Në një njoftim në rrjetin social Twitter, ai ka shkruar se Rashica do të transferohet tek Leipzig.

“Milot Rashica po afrohet me Leipzig nga Werder Bremen. RB Leipzig do të paguajë 15 milionë euro për të”.
“Janë duke u diskutuar detajet e fundit për ta përfunduar marrëveshjen”, ka shkruar në Twitter, Schira.