E fundit! “Skiftarat” kërkojnë shkarkimin e Ardian Nuhiut

Skuadra e Gjilanit ka pësuar humbje të thellë 4:1 ndaj Llapit, në javën e shtatë në Superligën e Kosovës.
Kjo humbje ka irrituar tifozët “Skiftera” të cilët përmes rrjeteve sociale kanë bërë një reagim në lidhje me trajnerin, Ardian Nuhiun, shkruan Indeksonline
Ata kërkojnë që të shkarkohet nga stoli trajneri, pasi e shohin si fajtorin kryesor të rezultateve negative.
“Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e kryesisë dhe gjithmonë kemi pasur dhe kemi besim të plotë tek ata.
“Por nga ky moment, trajneri Ardian Nuhiu është i padëshiruar për ne, nëse nuk reflekton ai .
“Nëse nuk ka ndryshim, do të veprojmë në mënyrën tonë, ashtu siç dimë ne”, shkruhet në reagimin e tifogrupit “Skifetera”.
Kujtojmë që Gjilani ka grumbulluar vetëm shtatë pikë në shtatë ndeshjet e para të këtij sezoni të ri në Superligë./Indeksonline/