75 Mall Live Search
10:48 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

E fundit: Tucheli bllokon transferimin e Thiago Silvas në Chelsea

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të bllokojnë transferimin e Thiago Silvas në Chelsea.

Sipas mediumit francez “L’Equipe”, trajneri gjerman ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë një kontratë të re mbrojtësit brazilian, transmeton Indeksonline.

Mediat në Angli kanë raportuar pak ditë më parë se transferimi i Thiago Silvas në Chelsea është punë e kryer.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e PSG-së, do të ja aprovojnë këtë kërkesë Tuchelit./Indeksonline/