E fut kabllon e telefonit në penis, por u thotë mjekëve kinse e gëlltiti

Një pacient i cili e kishte future kabllon e telefonit në penisin e tij për kënaqësi seksuale, u përpoq të mashtronte mjekët kinse e kishte gëlltitur atë.
30-vjecari shkoi të mjëkët në Guwahati, Indi, më sëmundjen e pazakontë, shkruan Mirror, transmeton Indeksonline.
Ai u tha mjekëve se e kishtë gëlltitur kabllon, duke i nxitur ata të nisnin një kërkim të pafrytshëm.
Por pas X-Ray-it, u bë e qartë se kabllo ishte në fshikëzën urinare të 30-vjeçarit.

Kirurgu i habitur Walliul Islam tha: “Ne mund të kishim hequr dorë nga operacioni nëse ai do të na kishte thënë të vërtetën”.
Ai shtoi: “Pacienti erdhi tek ne me dhimbje të forta në bark dhe na tha që ai gëlltiti gabimisht një kabllo”.
“Ne ekzaminuam jashtëqitjen e tij dhe bëmë një endoskopi, por gjithashtu nuk mundëm të gjenim kabllon. Kur e operuam atë, në traktin e tij gastrointestinal nuk kishte asgjë”, u shpreh mjeku.
Dr Islam tha që pacienti kishte zakon të fuste kabllo dhe “sende të tjera” përmes penisit të tij për kënaqësi seksuale.
Tani gjendja e pacientit është e mirë, dhe ai po shërohet./Indeksonline/
