75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 13 Qershor 2023 / L K

E futi në Superligë, Liria ndahet me trajnerin

Liria e Prizrenit nuk do të drejtohet më nga Xhengiz Rexhepi. Skuadra e rikthyer në Superligë ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm.

“Faliminderit Xhengis !

Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kan ndarë rrugët.

Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesëshëm.

Klubi, e falënderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur.

‘Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë.

Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë’, thonë drejtues të Lirisë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falënderuar në emër të tifozëve e adhuruesve  anë e kënd,  për punën dhe suksesin e treguar” thuhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/