75 Mall Live Search
20:17 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / G T

E “futi” në xhep Saka-n, Cucurella me fjalë të mëdha për anglezin: Kam respekt për të, ai është top lojtar

Skuadra e Chelseat barazoi 1:1 ndaj Arsenalit në derbin e javës së 11-të në Premier League.

Një paraqitje tejet pozitive zhvilloi mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella, shkruan Indeksonline

Cucu arriti ta ndalte lojtarin më të mirë të Arsenalit, Bukayo Sakan.

Pas ndeshjes, Cucurella u paraqit në një intervistë në “Sky Sport” ku foli pikërisht për sulmuesin e “topçinjëve”.

“Saka është një top lojtar. Kam luajtur shumë herë kundër tij. Kam respekt për të. Unë përpiqem të mos i jep shumë hapësirë atij. Ne e dimë se ai është një talent i veçantë”, u shpreh Cucu

Chelsea pas këtij barazimi është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 19 pikë, aq ka edhe Arsenali në pozitën e 4-të./Indeksonline/