75 Mall Live Search
09:38 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

E gjithë bota foli për MESSIN dje, këto janë titujt e gazetave për “jashtëtokësorin”


Leo Messi tashmë dhe zyrtarisht ka vendosur që të qëndrojë në Barcelonë.


Argjentinasi në një intervistë ekskluzive për “GOAL”, zbuloi se po qëndron te Barcelona, shkruan IndeksOnline

“Jashtëtokësori” tha shumë gjëra në këtë intervistë, madje tregoi edhe pse vendosi të mos largohet, sipas tij arsyeja ishte se ai nuk donte të përballej në gjykatë me klubin e zemrës.

Ndërkaq, kjo ishte temë e ditës në mediat botërore dje, gazeta e njohur “GOAL” e kishte këtë titull:

“Tashmë ne mund ta konfirmojmë se Messi do të qëndrojë në Barcelonë”.


Mundo Deportive: “Unë do të qëndroj” e”Corriere dello Sport në Itali vendosi këtë titull për Messin: Retromessi

La Gazzetta: Unë qëndroj me forcë, pastaj gazeta tjetër franceze “L’Equipe:  “Messi qëndron kundër vullnetit të tij”.

Ndërkaq gazeta argjentinase “Ole”  e vendosi një titull interesant: I burgosuri i kësaj dashurie. Luani nuk do të largohet.