E gjithë klasa dhe mësimdhënësit në një shkollë të Prishtinës, dalin negativë me Covid

Në shkollën fillore dhe të mesme të ultë “Ismail Qemali” në Prishtinë nxënësit e një klase dhe mësimdhënësit kanë rezultuar negativë pas testimit për COVID-19.
Sipas njoftimit që ky institucion arsimor e ka bërë dje një nxënës kishte rezultuar pozitiv.
“Të nderuar prindër, mësimdhënës dhe të gjithë ju që na percillni në faqen tonë zyrtare të Facebook-ut, ju njoftojmë se sapo na njoftuan nga IKSHPK-ja që e gjithë klasa bashkë me mësimdhënësit të cilët u testuan për Covid-19 dje kanë rezultuar negativë. Me një lajm kaq të mirë ju urojmë një jave të mbarë të gjithëve. Me respekt drejtoria e shkollës”.