E gjithë Kosova sytë në “Fadil Vokrri”, krejt me Gjilanin!

Gjilani sot zhvillon ndeshjen e rundit të parë kualifikues të Europa League.
Pas triumfit në San Marino ndaj Tre Penne, nënkampionët e Kosovës presin në “Fadil Vokrri” skuadrën qipriote të APOEL-it, shkruan Indeksonline.
Edhe pse për kundërshtar ka një skuadër me shumë përvojë, Gentian Mezani ka thënë se mundësitë janë të barabarta.
Ndeshja midis Gjilanit dhe APOEL-it zhvillohet nga ora 19:00 dhe fituesi kalon në rundin tjetër pasi që nuk ka ndeshje kthyese. /IndeksOnline/