75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 25 Janar 2026 / AR

E gjithë vëmendja te Arbenita, habit me postimin e fundit

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka pranuar një buqetë gjigante me trëndafila të kuq.

Në pamjet e publikuara nuk shfaqet vetë Arbenita, por vetëm buqeta mbresëlënëse, duke e bërë surprizën edhe më enigmatike, shkruan Indeksonline.

Trëndafilat e kuq, simbol i dashurisë dhe pasionit, kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin.

Arbenita Ismajli është e njohur për faktin se jetën e saj private e mban larg syrit të publikut, ndaj edhe këtë herë ka zgjedhur të mos zbulojë detaje.

Megjithatë, surpriza ka mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të rikthyer vëmendjen te emri i saj./Indeksonline/