14:39 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

E gjithë vëmendja te Kendall Jenner, e tëra në të kuqe rrugëve të New York-ut

Ajo sapo i ka dhënë fund lidhjes së saj një vjeçare me basketbollistin e njohur.

Por, modelja e famshme, Kendall Jenner si duket nuk ka kohë që të vajtoj ndarjen pasi që është shumë e angazhuar në karrierën e saj, shkruan Indeksonline.

23 vjeçarja u fotografua në qytetin e New York-ut e veshur e tëra në të kuqe e që dukej në super formë.

Modelja dhe ylli televiziv u shfaq me shumë stil dhe pa grim duke dëshmuar edhe një herë epitetin e një prej femrave më atraktive në planet.

Ndërsa, së fundi Kendall mori pjesë në sfilatën e dizenjatorit Alexander Wang së bashku me modelen tjetër Kaia Geber për koleksionin e ri 2020./Indeksonline/