75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

E gjithë vëmendja te Scarlett Johanssoni në premierën e filmit “JoJo Rabbit”

Ajo ka shumë vjet që sjell trende të reja në qilimin e kuq.

Aktorja Scarlett Johansson një gjë të tillë e bëri edhe të martën në premierën e filmit “JoJo Rabbit” që u dha në Los Angjelos, transmeton Indeksonline.

34 vjeçarja u paraqit në qilimin e kuq në një kombinim dypjesësh me ngjyrë të lehtë roze teksa format e saj seksi ishin theksuar në mënyrë perfekte.

Johanssoni në film luan rolin e një nëne beqare  të një djali 10-të vjeçar .

Biondina joshëse përveç që tregoi stil dhe klasë ajo po ashtu mahniti me fizikun e saj të kompletuar dhe impresionues.

Filmi i ri me protagonist Scarlettin dhe Sam Rockwellin shfaqet në kinema me 18 tetor./Indeksonline/