12:37 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / AR

E gjithë vëmendja tek Rita Ora në Jingle Bell Ball

Rita Ora ka marrë të gjithë vëmendjen në netët e festivalit të përvitshëm “Jingle Bell Ball” në stadiumin e madh O2 Arena të Londrës.

Rita performoi me një veshje me fije xixash dhe dukej në super formë.

Festivali u zhvillua përgjatë dy netëve të fundjavës në Londër dhe këngëtarja shqiptare performoi edhe hitin e famshëm Relight my Fire së bashku me grupin Take That.

Të gjithë sytë te Rita Ora në Jingle Bell Ball