75 Mall Live Search
11:32 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / k.v

E gjuajnë me armë dhe ia grabitin paratë në vendin e punës

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e punës, në pompën e derivateve në Vragoli të Fushë Kosovës, ka ardhur një veturë me pesë persona dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tij.

Viktima u ka shpëtuar plumbave ndërsa të dyshuarit kanë arrit të grabisin nga ai para dhe janë larguar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë e cila është shtënë nga të dyshuarit.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/