10:43 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E gjuajnë me armë në banesë, ankohet serbja nga veriu i Mitrovicës

Raportohet se dje në veri të Mitrovicës, një femër është ankuar në Polici se banesa e saj është goditur me armë zjarri.

Konkretisht, ajo ka raportuar se xhami i dritares së ballkonit të banesës së saj ishte thyer dhe dyshohet se ishte goditur nga ndonjë predhë e fishekut të armës së zjarrit.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së. /Indeksonline/