75 Mall Live Search
11:29 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shtinë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie, gjendet dhe konfiskohen 14 gëzhoja

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës së disa persona të panjohur kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, shkruan Indeksonline.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 14 gëzhoja.

“Podujevë 28.11.2019 – 18:40. Ankuesi mashkull shqiptar ka informuar se persona të panjohur kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 14 gëzhoja. Përveç dëmeve materiale, për të lënduar nuk raportohet. Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”./Indeksonline/