75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / k.v

E godet me grushte, viktima alivanoset në Mitrovicë

Është arrestuar një person në Mitrovicë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me grushte në kokë viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima është alivanosur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës dhe pas ndihmës së parë  është dërguar në QKUK- Prishtinë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/