75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / k.v

E godet me kondak revoleje, pas një mosmarrëveshjeje

Një person ka raportuar se derisa kishte qenë me veturën e tij në një rrugë në kryeqytet, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, një i dyshuar kishte shtënë me armë zjarri dhe e kishte goditur me kondak pistolete, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari pas sulmit është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë si edhe nuk është takuar i dyshuari.