E godet për vdekje këmbësorin me veturë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën rreth orës 22 e 40 minuta në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se i dyshuari, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, ka goditur për vdekje një këmbësor, mashkull.
Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./IndeksOnline/