E godet me dru në kokë, arrestohet i dyshuari nga Gjilani

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi ai ka goditur në kokë me mjet të fortë (dru), viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, të dielën rreth orës 13:00.
Policia ka bërë të ditur se viktima pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/