E goditi me shufër hekuri, arrestohet një person në Studenicë të Istogut

Të mërkurën, rreth orës 20:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Studenicё-Istog është arrestuar një person.
Sipas njoftimit, i dyshuari kishte shkuar te shtёpia e viktimёs dhe pas njё mosmarrëveshjeje qё kishin, i dyshuari e godet viktimën nё kokё me shufër hekuri, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ёshtё dёrguar me autoambulancë nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar ne QKUK-Prishtinё, pёr trajtim mjekёsor.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacionin policor në Istog, më 05.02.2025, rreth orës 20:00, është njoftuar se në fshatin Studenicё-Istog, ka ndodhur njё rast.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se deri sa i dyshuari kishte shkuar te shtёpia e viktimёs dhe pas njё mosmarrëveshjeje qё kishin, i dyshuari e godet viktimën nё kokё me mjet tё fortё (shufёr hekuri), duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ёshtё dёrguar me autoambulancë nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar në QKUK-Prishtinё, pёr trajtim mjekёsor.
I dyshuari ёshtё arrestuar nga njësitet relevante tё stacionit policor nё Istog, dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё./Indeksonline/