75 Mall Live Search
09:54 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / k.v

E goditi nga pakujdesia këmbësorin, arrestohet shoferi në Fushë-Kosovë

Është arrestuar një shofer në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 16 e 40 minuta në Fushë Kosovës.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/