75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / k.v

E goditi për vdekje çiklistin në Magure, arrestohet shoferi

Një çiklist ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë në fshatin Magurë të Lipjanit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, të mërkurën rreth orës 17:00.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/