E goditi tifozin me shishe, Federata dënon Emeryn
Arsenali nuk po kalon momente të mira aktualisht në kampionatin anglez, Premier League.
Pas barazimit me Brightonit, 1-1, skuadra nga Londra e Veriut u ”shpartallua” nga Liverpooli në ”Anfield”.
Skuadra e Jurgen Kloppit ia doli ta kthejë Arsenalin me ”këmbë në tokë”, me një fitore të jashtëzakonshme, 5-1, transmeton IndeksOnline.

Por, të rikthehemi te ndeshja me Brightonit si mysafir, ku trajneri, Unai Emery u përfshi në një moment kontravers.
Trajneri spanjoll, pas një momenti dëshpërues, goditi me shishe një tifoz në tribuna.
Ani pse nuk e bëri me qëllim, Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur që ta dënojë atë për shumën e 8 mijë funtesh./IndeksOnline/