E goditi yllin kroat në stilin e Zidane, Taulant Xhaka del me një mesazh të gjatë për gjestin e tij

Taulant Xhaka është përjashtuar nga derbi me Zyrichun për shkak të një goditje që i ka dhën lojtarit kundërshtar, Nikola Katic.
Ylli shqiptar e ka goditur mbrojtësin kroat në stilin e Zidane që e kishte bërë në finalen e Botërorit ndaj Italisë.
Pas këtij gjesti, Xhaka ka dal me një mesazh për fansat.
“Do të doja të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje në çdo formë për përjashtimin tim nga ndeshja. Ju më njihni si një lojtar emocional. Si dikush që nuk përmbahet, që jep gjithçka për ngjyrat e skuadrës në fushë. Dhe ne lojtarët, gjithashtu, jemi njerëz prej mishi dhe gjaku që reagojmë emocionalisht në situata të caktuara. Në të njëjtën kohë, asnjë fyerje verbale në fushë, ndaj meje dhe familjes sime, nuk e justifikon një gafë të tillë nga ana ime. Si lojtar me eksperiencë dhe kapiten i kësaj skuadre kam një funksion model, sidomos në momente të vështira, gjë që fatkeqësisht nuk e kam shfrytëzuar në këtë situatë.Nuk mund ta zhbëj atë që ndodhi mbrëmë dhe sigurisht që do të përballem me pasojat për të mos e kontrolluar veten për një moment të shkurtër” ka thënë Xhaka./Indeksonline/
Züri isch gfalle!
— Birnweich Basler (@bireweich1893) May 7, 2023
Tauli Forever ♥️💙 #rotblaulivepic.twitter.com/7JInl3iTrZ