E habitshme/ Ky është vendi ku po jeton Amber Heard pas gjyqit me Johnny Depp

Një burim ka zbuluar se ku po qëndron Amber Heard pas përfundimit të gjyqit ndaj Johnny Depp.
Kanë kaluar pesë muaj nga gjyqi dhe një burim tha për ET se Amber po jeton jashtë vendit, transmeton Indeksonline.
“Amber ka jetuar në Evropë që nga gjyqi ndaj ish-bashkëshortit”, tha burimi.
“Ajo ndihet më e sigurt, sikur ka më shumë privatësi dhe ndihet më komode. Ajo trajtohet mirë dhe po e shijon jetën me vajzën e saj”, shtoi burimi.
Nëse nuk e dini, Amber solli në jetë vajzën në prill të vitit 2021.
Burimi thotë se Amber është e fokusuar në mëmësinë dhe do të jetë pranë vajzës.
“Ajo dëshiron të vazhdoj jetën dhe të bëhet gati për kapitullin e ri të jetës”, përfundoi burimi./Indeksonline/
