19:54 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

E habitshme, meshkujt i konsiderojnë të padëshirueshme këto lloj femrash

Një hulumtim i kryer kohët e fundit u përpoq të zbulonte se cili lloj i femrave është më tërheqës për meshkujt.

Për të arritur rezultatet, shkencëtarët treguan një grup fotografish të grave të ndryshme në bazë të të cilave meshkujt do të jepnin vlerësimin se cilat prej tyre  janë të dëshirueshme.

Femrat e dobëta të tilla si ato me rritje të ulët dhe pamje më të hollë, nuk i konsideronin të jenë tepër tërheqëse. Në anën tjetër, ndjeshmëria psikologjike është identifikuar si e dëshirueshme, përkatësisht femrat që sillen si fëmijë dhe  si të çmendura kanë marrë nota shumë më të mira.

Femrat që dukeshin më inteligjente, të fuqishme dhe me besim morën nota shumë më të ulëta.

Kur shkencëtarët i pyetën të anketuarit për mundësinë e një marrëdhënieje serioze me femrat e reja dhe më pak inteligjente, interesi i tyre ra ndjeshëm.

Shkencëtarët erdhën në përfundim se vlerësimi i cenueshmërisë aktuale të femrave është çelësi për aktivizimin e mekanizmit psikologjik të meshkujve që lidhen me shfrytëzimin seksual. Nëse jeni duke kërkuar një lidhje në një afat të gjatë, mos kini frikë ta zbatosh atë me të gjitha atributet tuaja.