75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

E hapi lokalin në kohë pandemia, polica arreston pronarin

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti kishte punuar në lokalin e tij kështu duke mos respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor  është hasur duke punuar në lokalin – mobilierinë  e tij  duke mos e respektuar vendimin e qeverisë së Kosovës lidhur me virusin COVID 19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe është liruar në procedurë të rregulltë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje.