16:21 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / AR

E harroi dashurinë e vjetër, Angelina Jolie dhe ‘The Weeknd’ u panë në momente romantike

Jeta private e Angelina Jolie po merr vëmendje të madhe që nga ndarja me Brad Pitt.

Ajo së fundmi është parë me ‘The Weeknd’, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj ka pasur zëra që ata po dalin bashkë në fshehtësi.

‘Daily Mail’ shkruan për fotot që u gjetën në një koncert [privat ku dyshja u shfaqen të lumtur pranë njëri=tjetrit.

Ajo nuk ishte vetëm me të, prezentë ishin edhe vajzat e saj Zahara dhe Shilo.

Një person i afërt i tyre për ’The Sun’ e mohoi se ata ishin më shumë se ’miq’.

Kujtojmë që muajin e kaluar Angelina u bë bashkë sërish me burrin e saj të parë, Jonny Lee Miller./Indeksonline/