E harroi JLo-në, Ben Afflecku shfaqet i lumtur krah ish-gruas

Paraqitja e fundit e Ben Affleckut, i buzëqeshur dhe i relaksuar, nuk ishte parë prej kohësh.
Paparacët kapën aktorin dhe regjisorin 52-vjeçar me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, dhe vajzën e tyre, 18-vjeçare. Kujtojmë se ish-çifti ka dy fëmijë, Seraphinën 15-vjeçare dhe Samuelin 12-vjeçar.

Gruaja e tij e dytë, Jennifer Lopez, pavarësisht se konsiderohej e afërm me vajzën e tij, nuk ishte askund. Në fund të fundit, informacionet thonë se procesi i divorcit me Affleckun tashmë ka nisur, megjithëse ata vetë nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Violet Afflecku beson se njerëzit duhet të mbajmë maska edhe pasi të ketë mbaruar pandemia, duke përmendur si shembull përvojën e saj të një problemi shëndetësor që e kaloi në moshën 13-vjeçare. “Në vitin 2019 pas virusit u përballa me një problem. Tani jam mirë, por e kam parë vetë se mjekësia nuk ka gjithmonë një zgjidhje për pasojat edhe të viruseve të lehta. Kjo ishte më e dukshme në pandeminë COVID-19.’
Vajza, e cila po përgatitet të votojë për herë të parë këtë vit, shtoi: “Një në dhjetë infeksione çojnë në COVID të gjatë, një sëmundje e vështirë neurologjike dhe kardiovaskulare që mund t’i privojë njerëzit nga aftësia për të punuar, për të lëvizur, për të parë, madje dhe për të menduar”.