75 Mall Live Search
12:10 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / H F

E harroi ndezur pas krimit, i dyshuari i atentatit në Shkodër e përdori një motor, pastaj iku me BMW

I dyshuari për atentatin në Shkodër përdori një motor për të kryer krimin ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Ai e harroi ndezur motorin dhe më pas mori automjetin tip “BMW” për tu arratisur.

Ai u arrestua me skafandër në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.

Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.

Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për tu larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit ai u dorëzua.