18:47 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / AR

E harroi shpejtë Mevlanin, Antonela nis lidhje të re me një VIP

Edhe pse ka pasur zëra ditëve të fundit që diçka po zihet mes Antonelës dhe Mevlanit, duket se tani nuk ka asnjë shpresë të vetme.

E ftuar në një emision, Antonela tregoi se ka diçka të re sa i përket jetës private, shkruan Indeksonline.

Për të dashurin e ri ajo u shpreh se është personazh VIP, i përket botës së sportit, por është edhe xheloz për gjëra banale.

“Po provoj ta njoh një djalë, por nuk e di a jam gati realisht. Nuk është i Për’puthen. Është personazh VIP, por jo i Për’puthen. Është personazh i sportit. Për gjëra banale bëhet xheloz, unë nuk i jap shkas, por janë të sëmurë njerëzit. Kush është xheloz është i sëmurë. S’duhet të jetë xheloz posesiv, fanatik dhe të durojë karakterin tim të vështirë që kam”, tha ajo./Indeksonline/