23:32 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

E hëna është vendimtare për transferimin e Sanchez te Interi

Gjigantët e Serie A, Inter janë gjithnjë e më të sigurt se do të sigurojnë shërbimet e Alexis Sanchez, pasi e hëna vazhdon të jetë një ditë kryesore në negociatat me Manchester United.

Sipas asaj që është mësuar nga calciomercato.com , një përshpejtim i rëndësishëm në bisedime pritet në fillim të javës tjetër për të mbyllur marrëveshjen, transmeton Indeksonline.

Nerazurët ndihen të sigurt për përfundimin e marrëveshjes, pavarësisht se i kanë dorëzuar Mauro Icardi fanellën me numrin shtatë./Indeksonline/.