75 Mall Live Search
08:19 / E Hënë, 01 Mars 2021 / Blerim

E hëna na sjellë dy ndeshje të forta në Superligë!

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen dy takime në kuadër të xhiros së 23’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbëria e pret Feronikelin për një ndeshje të rëndësi e të veçantë, pasi skuadrat janë afër me pikë, shkruan IndeksOnline

Skuadra e trajnerit, Morina ndodhet në vendin e shtatë me 25 pikë të grumbulluara, e Nikli ka pozitën e 8 me 24 pikë.

Ndërsa, takimi i dytë i ditës së hënë do të jetë ai ndërmjet, Drenicës e Gjilanit.

Klubit të trajnerit Sokoli i duhet më patjetër fitorja sot ndaj Drenicës për të rritur konkurrencën me skuadrat që garojnë për titull.