75 Mall Live Search
11:41 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / AR

E hoqi tatuazhin dedikuar bashkëshortit, Victoria tregon si qëndron raporti me Davidin

Victoria Beckham nuk e ka hequr tatuazhin me inicialet e bashkëshortit sepse martesa e tyre nuk ka qenë në gjendje kritike, por thjesht që nuk i pëlqente më tatuazhi. Kështu ka raportuar gazeta britanike “The Morrior” ditën e sotme.

Fansat spekuluan se mes çiftit mund të kishte probleme martesore, kur së fundmi panë një video të Victoria’s që tregonte se tatuazhin e kishin hequr me laser, transmeton Indeksonline.

Sipas Victoria, nuk ka prishje të marrëdhënieve me ish-futbollistin me të cilin janë martuar që 23 vite.

“Këtë tatuazh e kam bërë shumë kohë më parë, por nuk më dukej aq bukur”, tha Posh Spice, siç quhej Victoria në grupin e vajzave.

“Më rrodhi pak gjak. Nuk do të thoja asgjë më shumë se kaq, është kaq e thjeshtë”, përfundoi ajo./Indeksonline/