E humbën dje finalen, por shikojeni se si e kanë lënë zhveshtoren japonezët
Japonia e ka humbur dje finalen e Kupës së Azisë të zhvilluar në Abou Dhabi ndaj Katarit. Por, pavarësisht zhgënjimit, edhe një herë japonezët kanë treguar kulturën e lartë që kanë si popull.

Ata kanë pastruar fije për pe zhveshtoren duke lënë gjithçka në vendin e vet. Madje, në tre gjuhë të ndryshme, japonezët kanë lënë një mesazh falënderimi.
Kulturë të tillë kjo përfaqësuese ka treguar në të gjitha ndeshjet e Botërorit të fundit që u mbajt në Rusi./Indeksonline/
