75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 06 Qershor 2021 / AR

E humbi kontrollin mbi veturë, vdes një person në rrugën Pejë-Prishtinë

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident te Kroni i Mbretit.

Lidhur me rastin për Indeksonline është deklaruar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai konfirmoi se një person ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti.

“Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje.

Njesitet relevante policore dhe ato te emergjences kane dale ne vendin e aksidentit.

Kerkohet kujdes, respektim i rregullave ne rrugë në veqanti respektim i kufizimeve te shpejtsise ne rrugë, sepse humbja e jetëve njerzore neper rruget tona si pasoje e shpejtsise referuar edhe raportimeve sot, eshte teper shqetsuse per te gjithe”.