E humbi titullin, tani Arsenali e humb edhe yllin e skuadrës

Muaji maj vazhdon të jetë i mallkuar për Arsenalin. Pasi pothuajse i humbi të gjitha shanset për titull, skuadra e Artetës ka humbur edhe një yll të skuadrës.
Gabriel Martinelli nuk do të paraqitet më këtë sezon pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Brighton.
Sulmuesi brazilian ka lënduar kyçin e këmbës dhë do të jetë jashtë fushave për disa javë./Indeksonline/