75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 15 Prill 2025 / H F

E injoruan njëri-tjetrin në kuvend, Limaj thotë se me Haradinajn kanë folur “në bufe”

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se kanë folur me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj anise në kuvend nuk komunikuan me njëri-tjetrin.

Duke dalë nga objekti i Kuvendit të Kosovës, ai u pyet pse nuk folën me Haradinajn.

“Ja po, kemi fol në bufe” – u përgigj ai.

Tutje, një gazetare e pyeti: “A u pajtuat?”

“S’kemi pse, çka kemi pasë” – tha Limaj.