E izoluar në shtëpi, Dua Lipa publikon versionin e ri të “Physical”

Artisja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka sjellur këngën e re si pjesë të albumit “Future Nostalgia” që pritet të lansohet në muajin prill.
Këtë herë 23 vjecarja ka ardhur me një bashkëpunim me artisten Hwa Sa, shkruan Indeksonline.
Dua solli versionin e ri të superhiti “Physical” të cilin e ka ndarë edhe me adhuruesit në Instagram duke thënë se shpreson që një ditë ta performoj për adhuruesit.
Kujtojmë që për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, Dua bashkë me të dashuri e saj janë izoluar në shtëpi./Indeksonline/