22:24 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

E izoluar në shtëpi, Vesa Smolica realizon “cover” dhe me zërin mahnit

“Rri n’shpi” ka sjellur metoda të ndryshme për të kaluar kohën në mënyrë sa më argëtuese, gjatë qëndrimi të izoluar si një masë parandaluese ndajë pandemisë COVID-19.

Artistët kanë nisur një “sfidë” ku duhet të realizojnë një “cover” me kitarë, dhe pastaj të nominojnë edhe miqtë e tjerë, shkruan Indeksonline.

Kësaj “sfidë” i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur, Vesa Smolica e cila njihet për zërin e saj unik dhe performanca “live”.

Ajo ka publikuar një video ku shihet teksa performon këngën e njohur të Fugees “Killing Me Softly” të cilën e këndon në mënyrë të shkëlqyer dhe mahnit me zërin.  

“E pranova kete sfiden e cover songs @jimmyzhegu @leartajeti … Nuk jam eksperte e kitares aspak, s’kam lujt me te qe nja 6 vjet plus me 5 tela osht momentalisht se i 6-ti u kepute ate kohe?… gjithsesi sa per respekt nga nominimi e bera kete cover,pasi i preva thonjet dhe pa make up ne kushte shtepie”, ka shkruar Vesa sipër mbishkrimit të videos.

Ndryshe, “Mbreti i Tradhtisë” mban titullin kënga e saj e fundit./Indeksoline/