75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 31 Tetor 2025 / G T

E jashtëzakonshme! 61-vjeç dhe ende aktiv, këtë javë luajti në Kupën e Rumanisë

Një moment i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Rumani, një 61-vjeçar luajti në kupë për skuadrën e Sanatatea Cluj.

Aurelian Ghisa ishte pensionuar nga futbolli gjatë vitit 2009, por ai u rikthye sërish në fushë, shkruan Indeksonline

Tashmë në moshën 61-vjeçare, duke u bërë lojtari më i vjetër në histori që luan në një ndeshje zyrtare në Rumani.

Ghisa është edhe president i klubit të Sanatatea Cluj.

Ndeshjen kundër Universitatea Craiova e humbën me shifrat 1:4. Kujtojmë se Craiova luan edhe në UEFA Conference League./Indeksonline/