E jashtëzakonshme/ Filmi për “Michael” drejt rekordit historik
Filmi biografik për Michael Jackson, “Michael”, po vazhdon suksesin e jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke u kthyer në një fenomen global.
Sipas raportimeve të Variety, filmi ka kaluar shifrën e 788 milionë dollarëve në arkat globale deri këtë fundjavë, duke iu afruar me shpejtësi pragut prej 800 milionë dollarësh, transmeton Indeksonline.
Vetëm gjatë fundjavës së fundit, “Michael” arkëtoi 28.5 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar, duke e çuar totalin jashtë SHBA-së në 468 milionë dollarë. Ndërkohë, në tregun amerikan filmi ka gjeneruar 319 milionë dollarë.
Me këto rezultate mbresëlënëse, “Michael” është shumë pranë të bëhet filmi biografik muzikor me fitimet më të mëdha në histori, duke dëshmuar edhe një herë ndikimin e jashtëzakonshëm që legjenda e muzikës pop vazhdon të ketë në publikun global./Indeksonline/

