E jashtëzakonshme, futbollistja shqiptare ia siguroi kualifikimin në raundin tjetër Kombëtares së Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës në konkurrencën e femrave mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Finlandës, në ndeshjen e Kampionatit Europian.
Golin e barazimit në minutat e fundit e shënoi futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, shkruan Indeksonline
Xhemaili shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes, duke ia siguruar një pikë që dërgon “helvetikët” në raundin tjetër të Kampionatit Europian.
Kjo ndeshje u zhvillua në Gjenevë, pikërisht në Zvicër ku po mbahet ky kampionat i Europës./Indeksonline/