19:50 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AD

E jashtëzakonshme, kjo është familja më e ndjekur në botë

Familja Kardashian-Jenner kanë arritur një moment të jashtëzakonshëm në Instagram, pasi numërojnë më shumë se një miliard ndjekës.

E thënë ndryshe, kjo është pothuajse një e teta e popullsisë së të gjithë botës, e cila vlerësohet të jetë 7.9 miliardë.

Kylie Jenner numëron plot 305 milionë ndjekës në Instagram. Kim Kardashian nuk ka aq shumë fansa sa motra e saj më e vogël, pasi ajo mbetet pas me 282 milionë ndjekës.

Nga ana tjetër Khloe ka 216 milionë ndjekës dhe supermodelja Kendall Jenner numëron 215 milionë.

Kourtney ka vetëm 161 milionë ndjekës dhe Kris Jenner, e cila është menaxhere e familjes, është afër shifrës së 50 milionëve.

Ndërkaq, Rob Kardashian numëron gjithsej, 2.6 milionë ndjekës, e thënë ndryshe së bashku, familja ka më shumë se 1.2 miliardë ndjekës në total, numër ku që rritet çdo ditë e më shumë.