E jashtëzakonshme: Kjo i ndodh Premierligës pas 37 vjetësh
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 18-të të Premierligës.
Tottenham ishte skuadra e fundit që mori pikë në këtë xhiro me plot befasi, shkruan Indeksonline.
Me këtë rast, Spurs tashmë kanë grumbulluar 42 pikë, dy më pak se Manchester City dhe gjashtë më pak se Liverpool.
Kjo është hera e parë që nga viti 1981 që tri skuadra grumbullojnë mbi 40 pikë para krishtlindjeve.
Premierliga në këtë sezon duket të jetë shumë interesante dhe do të ketë një rivalitet shumë të fortë në mes dy skuadrave të para. /IndeksOnline/
