09:12 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

E jashtëzakonshme, Majlinda arrin në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Tokyo të Japonisë.

Ajo në ndeshjen çerekfinale mposhti xhudisten japoneze, Ai Shishmime.

Kelmendi në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten e talentuar nga Japonia, Uta Abe e cila është vetëm 19 vjeçare.

Majlinda rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa të dytin e mposhti xhudisten meksikane, Luz Olvera në kategorinë -52 kilogramë. /IndeksOnline/