75 Mall Live Search
15:08 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / A. A

E jashtëzakonshme/ Marcelo do të mungojë ndaj Chelseat, caktohet komisioner në zgjedhjet lokale në Madrid

Real Madridi është në hall. Ekipi spanjoll nuk mund të llogarisë në shërbimet e brazilianit Marcelo për ndeshjen ndaj Chelseat për një arsye bizare.

Braziliani është caktuar për të monitoruar zgjedhjet për asamblenë e Madridit në 4 maj.

Marcelo mori shtetësinë spanjolle në 2011 dhe të gjithë shtetasit spanjollë në regjistrin zgjedhor janë të detyruar të thirren për të punuar në qendrat e votimit, për të cilat paguhen 65 €.

Ndryshe, Real Madridi është duke biseduar me autoritetet spanjolle që ta lirojnë Marcelon nga detyra.

/Indeksonline/